23

March 2021

Nikkollaq "Niko" Jani

September 12, 1951
-
March 23, 2021
From

Jacksonville

Nikkollaq "Niko" Jani

Share this obituary

The Visitation Will be held at:

  • at

The Memorial Will be held at:

  • Ponte Vedra Valley Funeral Home
  • Sunday, March 28, 2021
    at
    12:00 pm
  • 4750 Palm Valley Rd, Ponte Vedra Beach, FL 32082
  • (904) 285-1130

The Burial Will be held at:

  • Ponte Vedra Valley Funeral Home
  • Sunday, March 28, 2021
    at
    12:00 pm
  • 4750 Palm Valley Rd, Ponte Vedra Beach, FL 32082
  • (904) 285-1130

Donations Can be made to:

No items found.

Nikollaq "Niko" Jani, 69, of Jacksonville, Florida, passed away March 23, 2021.

A Chapel and Graveside Service will be held at Ponte Vedra Valley on Sunday, March 28, 2021, beginning at 12:00 pm.

The Chapel Service will be livestreamed and will display directly below this obituary with an active link approximately ten minutes before the start of the service.

Niko Jani i njohur nga familja e afert si Vasil ishte gezimi i pare i Pecit dhe i Gjenes.U lind me 12 Shtator 1951 ne Fier dhe u rrit ne nje familje me tradita myzeqare.  Babai Peci ishte gjuetar dhe peshkatar i njohur i zones. Nena Gjena rridhte nga familja e nderuar dhe me tradita  Prifti ne Marinez. Nikua ka dy vellezer me te rinj Thomain dhe Ronin gjithashtu edhe dy motra Natasha dhe Miranda e cila nderroi jete para gjashte vitesh. Vitet e para Nikua i kaloi afer familjes. Pasi kreu shkollen mekanike profesionale ne durres Nikua filloi pune si shofer kamioni ne Fier. Ishte 25 vjec kur babai i tij Peci nderroi jete dhe Niko pati pergjegjesine qe te kujdesej dhe per femijet e tjere me te vegjel se ai dhe ti behesh krah nenes se tije Gjena. Ai jo vetem i mbeshteti ne shkollim por per gjithcka qe atyre u nevojitej qe te beheshim te devotshem per vete dhe per shoqerine. Profesioni i tij si shofer beri qe ai te njihte  gjithe zonen e myzeqese. Si nje i apasioniuar  i gjahut Niko shkonte shpesh per gjueti ne zonen e Libofshes. Aty ai njohu me dashuri bashkeshorten e tij Rozina me te cilen lidhi kurore ne 25 korrik te vitit 1982.Rozina vinte nga familja e madhe dhe me tradita ne te gjithe zone e myzeqese Gremi.  Ne dhjetor te vitit 1983 ata u gezuan me femijen e tyre te pare Adin dhe me vone ne Maj te 1986 u gezuan me vajzen Anisa. Niko dhe Roza punuan dhe ndertuan nje familje model per shoqerine. Ata rriten dhe edukuan dy femije te mrekullueshem.  Gjate kesaj  kohe Nikua vazhdoi punen si shofer ne parkun e industrise ne Fier. Gjate fundjaves ai ndiqte hobin e tij te preferuar- gjuetine. Ai ishte anetar e klubit te gjuetareve ne Fier ku edhe sot ruhen disa nga fotot e tij dhe te babait te tij si gjuetare te njohur. Koleksioni i kafsheve te ballcamosura ne klubin e gjuetise atje ka edhe disa rosa te egra dhe dhelpra qe jane sigurar nga Nikua.

Ne vitet e demokracise ai vazhdoi professionin e tij si shofer ne disa kompani private. Nga stresi i krijuar ne vitet e tranzicionit dhe si pasoje e humbjes se kursimeve ne bankat piramidale ai ndjeu shqetesimet e para te zemres. Ne vitin 1999-2000 shendeti i Nikos arriti ne nje pike kritike sepse kishte disa ngushtime arteriesh ne zemer.  Ishte e thene qe Nikua te jetonte dhe  llotaria amerikane I dha kete mundesi. Gjate procesit te intervistimit edhe nga qe duheshin pa fund verifikime dhe documenta per emrat Nikua e quajti “llahtaria Amerikane’.

Ne qeshor te vitit 2001 Nikua bashke me familjen u vendosen ne Jacksonville Florida ku Brenda nje jave nga mberritja ne vendin e ri, ai beri me sukses operacionin e zemres. Nje jete e re filloi ne Amerike. Ne fillim Nikua punonte ne nje studio ku beheshin korniza per piktura. Gradualisht Niko filloi te pershtatet ne jeten dhe kulturen Amerikane.

Pasi Nikua pervetesoi gjuhen Angleze, ai mori patenten e kamionit dhe filloj punen qe pelqente dhe bente me mire, shofer kamioni. Gjate kesaj periudhe Nikua mbeshteti djalin te kryente studimet e larta per Inxhinjeri ne Gainesville FL duke u diplomuar shkelqyeshem, martoi vajzen Anisen dhe ne kohen e lire peshkonte ne brigjet perreth Jacksonvilles. Pervec peshkimit dhe gjuetise Nikua zgjeroi interesat dhe u be edhe nje bleterrites shume i mire.

Nikua u lumturura kur nga vajza e tije Anisa  ai u be gjyshi I Alvit ne Gusht te vitit 2012 dhe I Angel ne Dhjetor te vitit 2018. Pasi ai doli ne pension ne 2018, ai vazhdoi me passionet e peshkimit, bletarise dhe kujdesit te Angel dhe Alvin. Paradite Niko shkonte per peshk dhe mbasdite mban mbesen  Angel. Angel edhe sot vazhdon te therrasi “Baba Niko” sa here qe shikon nena Rozen ose kosheret e bleteve. Niko njihej ne komunitetin Shqptar te Jacksonville si Nikua qe mbane blete dhe shkone per peshk.

Ne vitet e fundit Nikua filloi te kishte perseri shqetesime nga zemra. Bypasset e vitin 2001 filluan te bllokoheshin perseri njeri pas tjetrit. Ne Shkurt te vitit 2021 ai beri nderhyrje ne zemer, por kesaj radhe mbas operacioni pati komplikime te njepasnjeshme. Nikua nderroi jete diten e Marte ne 23 Mars 2021 ne Orange Park Medical Center.

Niko Jani la mbas gruan Rozina, djalin Adi, vajzen Anisa, nipin Alvin, dhe mbesen e vogel Angel. Ne Fier la mamane Gjena, vellezerit Thomai edhe Viron, dhe motren Natasha ne Itali. Ai po largohet nga kjo bote por do te jete i perjetshem ne mendjen  dhe zemren e te gjithe atyre qe e kane njohur.  Do te mbahet mend si njeriu qe i peshonte fjala, qe keshilla e tije ishte gjithmone e vyer dhe gjithmone human. I perjetshem ne zemrat tona.